Tërmeti i fuqishëm shkund Greqinë

Një tërmet me madhësi 4.9 ballë i shkallës Rihter ka rënë në ishullin grek Kretë. Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti e kishte epiqendrën në verilindje të Sitisë. Thellësia e tij ishte 20.5 km, ndërsa ndodhi në 50 km nga bregu lindor i ishullit kryesor në Detin Karpate. Lëkundjet u ndjenë gjithashtu edhe në Kassos, Karpathos dhe Rodhos, por edhe në ishujt e tjerë të Egjeut lindor. Ende nuk bëhet e ditur nëse ka dëmtime si pasojë e lëkundjeve.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment