Tërmeti i fuqishëm ‘shkund’ Stambollin.Banorët në panik dalin jashtë.

0
149

Një tërmet i fuqishëm më magnitudë 5.7 ballë ka goditur Stambollin. Sipas institutit Gjeologjik në Stamboll, epiqendra e tërmetit ka qënë në Detin e Marmarasë me thellësi 7 km. Shkollat dhe spitalet janë urdhëruar të evakuohen. Deri më tani nuk raportohen të plagosur apo dëme të mëdha materiale. Lëkundja e madhe ka bërë që të gjithë banorët e Stambollit të dalin në panik jashtë ndërtesave të tyre. Mësohet se një tërmet me magnitudë 2.9 ishte ndjerë më herët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here