Tërmeti/Kemi para për koncensione por jo për të shpëtuar njerëz!Ndjesë!

0
127

Nga Zirkon Disha

Ndjesë!

Nuk kemi patur para per te blere nje paisje Infrared e cila sherben per te gjetur vendndodhjen e trupave te gjalle ne rrendoja. (por gaz neuroparalizues per te nxjerre nga shtepite njerezit kemi me ton)
Nuk kemi patur para (ose jane vjedhur parate) per Qen te stervitur te cilet gjejne trupat apo njerez te humbur ne zona te veshtira. (por qen te cilet sterviten per te ruajtur Kryeministrin dhe Ministrat nuk e di sa mund te jene)
Nuk kemi patur para (ose jane vjedhur) per te blere paisje te cilat sherbejne per nderhyrje te specializuara ne zona te veshtira kerkim shpetimi. (por pergjues, ujehedhes, blinda kemi dhe blejme vazhdimisht)
Nuk kemi nje ekip te trajnuar per kerkim shpetim ne terrene te veshtira.
(por kemi nje ushtri minjsh qe rrijne ne zyra duke bere propagande sikur po mireqeverisemi nga Rama dhe Oligarket)


Nderkohë….
Kemi dhene para nga buxheti i shtetit per koncesione:
Konçesioni i check-up – 90 milionë USD
Sterilizimi – 160 milionë USD
Dializa – 70 milion USD
Shërbimi laboratorik – 90 milion USD
Inceneratori i Elbasanit – 52 milion USD
Inceneratori i Fierit – 40 milion USD
Inceneratori i Tiranës – 310 milionë USD
Rrugët e Devoll Hdrp – 68 milion USD
Ndërtimi i shkollave në Tr – 80 milion USD
Rruga Milot Balldren – 300 milionë USD
Rruga Orikum-Dukat – 75 milion USD
Trau te rruga e Kombit – 470 milion USD
Rruga e Arbërit – 400 milion USD


2.2 miliardë USD (te dhënat per koncesionet nga
Pano Soko )


Na ka mbetur vetem solidariteti, ndarja e copes se bukes me njeri-tjetrin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here