Tërmeti me kollare mavi, tragjik dhe shkatërrues

0
46

Ish-deputeti i PD per Qarkun e Gjirokastrës Tritan Shehu, ka reaguar pas betimit të Termet Peçit në krye të Bashkisë së Tepelenës nje dite me pare.

Në rrjetin social FCB ndërsa nuk ka kursyer ironinë,  zoti Shehu thekson se ceremonia e betimit ditën e djeshme, ngjante më tepër si një shfaqje mortore.

Postimi i plotë i zotit Shehu

Nje tufe kanabisi per Termetin e Tepelenes.

Termet, termet, po flitet e po ndodh shpesh kete vere te nxehte, Greqi, Korce, Devoll etj.

Por Termeti me tragjik e shkaterrues eshte ai i Tepelenes, ai qe na u paraqit se fundmi me kollare mavi dhe me….roje nderi!

Mungonte vetem nje tufe Kanabisi per ta “nderuar” “madherine e tij”, gjate asaj ceremonie, qe i ngjante me shume nje cfaqje mortore.

E pafaleshme kjo “harrese” per ate qe u be gjate “sundimit” te tij “simboli” i Tepelenes se vlerave historike e njerrezore.

Duke forcuar e pasuruar keshtu grupet e mbrojtura kriminale, “oborrin mbreteror termetian” aty, ata qe ne vend ta luftonin kete veprimtari kriminale, merrnin nga fshtaret e mjere si kapar 10-15 Euro per bime.

Ndersa fashataret jo vecse u varferuan, por dhe u ”skllaveruan” si kurre ndonjehere nen ate pushtet keqberesish.

Ne fakt tepelenasit e nderuar ja dhane atij pergjigjen qarte me 30 Qershor, duke e perbuzur me bojkotin e tyre, apo me zhgaravinat e vendosura ne ato flete te turpit.

Dhe tashti ne vazhden e diskutimeve te fundit per termetet, mund te them me siguri nje te vertete, parashikimin e sigurte per fundin e shpejte te Termetit te Tepelenes, nepermjet procesit te ardheshem zgjedhor.

Shkruaj nje koment