Tërmeti mes Turqisë dhe Greqisë, 8 persona të plagosur në ishullin Samos

0
141

Tërmeti me magintudë 6.6 ballë me epiqendër në detin Egje, ka tronditur ditën e sotme Turqinë dhe Greqinë, duke shkaktuar dëme materiale të mëdha dhe persona të lënduar.
Mësohet se në ishullin grek Samos deri më tani raportohet se të paktën 8 persona janë plagosur mes të cilëve njëri është në gjendje të rëndë.
Ndërkohë ministri grek i Shëndetësisë përmes një postimi në Tëitter, bën me dije se të gjithë strukturat shëndetësore do të jenë në gatishmëri.
Gjithashtu informacionet e fundit theksojnë se pas tërmetit, një cunam i vogël ka goditur Agios Kirikos në Ikaria. Aeroporti i Samos “Aristarchos the Samian” pritet të mbetet i mbyllur për disa orë .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here