
Një vajzë 6-vjeçare e quajtur Miray u shpëtua pasi kishte qëndruar 178 orë nën rrënoja në Adiyaman, një nga zonat më të goditura nga tërmeti në Turqinë juglindore.
Lajmin e bën të ditur Anadolu.
Ekipet e shpëtimit nxorrën nga rrënojat edhe 70-vjeçaren Nuray Gürbüz, në Antioki, në provincën e Hatay, ndër rajonet në Turqi më të prekura nga tërmeti në Anadollin juglindor dhe në veri të Sirisë.
Historinë e saj e tregoi televizioni shtetëror turk Trt.