Tërmeti-panik në Memaliaj, banorët qëndrojnë jashtë shtëpive

0
456

Tërmeti i rënë, ka cuar në panik, banorët e qytetit të Memaliajt. Në Memaliaj, tërmeti ka qëlluar 2 herë ku i dyti pas 1 minute, ka qenë më i fortë se i pari dhe ka zgjatur më shumë sekonda. Sic raporton korrenspodenti i jugunews në Memaliaj Roland Suli, dëmet konsiderohen fare minimale vecse në thyerje xhamash në katet e sipërme të disa pallateve. Për pasojë, për gati 1 orë e gjysmë, banorët e këtyre pallateve sidomos atyre të kateve të fundit në lagjen nr 3, kanë qëndruar jashtë nga frika e rënies së një tërmeti të tretë. Gjendje paniku ka pasur edhe në Tepelenë ku ashtu si në Memaliaj, tërmeti është ndjerë dy herë. Deri tani dëme në njerëz dhe në materiale, nuk ka pasur.

Shkruaj nje koment