Tërmeti/Rama nuk humbet rast,ironizon Metën,kemi bërë shumë “gam gam “kohët e fundit

0
135

Kreu i qeverisë ka goditur sërish në daljen e tij publike ku ka sulmuar presidentin Ilir Meta duke përdorur kështu ambasadat e huaja.

Teksa doli nga vizita që bëri te Trauma duke parë të plagosurit, në një deklaratë për media, kryeministri ka ironizuar Metën.

Rama ka falenderuar ambasadat e huaja që siç tha ai “kanë shprehur gatishmërinë”, për të ndihmuar Shqipërinë edhe pse në ditët e fundit “u vunë në shënjestër”.

Sipas tij, këto kohë është bërë shumë gam-gam.

Ja si shprehet Rama:

Ambasadat që, nejse, ambasadat që në ditët e fundit u vunë në shënjeshtër, sot që në mëngjes kanë shprehur gatishmërinë e tyre. Më vjen mirë që po e them tani, qeveria është e gjitha në terren. Mbase ky është një moment i mirë për të kuptuar që kemi bërë shumë gam-gam, dhe se jeta është shumë e shkurtër për gam-gamin e përditshëm. Siç bëmë me familjet në Korçë dhe Ersekë do bëjmë edhe me këto familje që janë shumë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here