Tërmeti/Rama: Nuk kemi fuqi puntore do marrim nga jashtë

0
53

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur për të nëntën ditë radhazi kabinetin qeveritar ku ka diskutuar masat që do merren pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit ku 51 humbën jetën dhe mbi 900 u plagosën.

Në fjalën e mbajtur Rama njoftoi se procesi I pastrimit po mbyllet e se shumë shpejt do të rifillojë ndërtimi i lagjeve të reja. Është ironike fakti që Rama ngriti sot si shqetësim mungesën e fuqisë punëtore në vend ndërsa la të hapur mundësinë e ardhjes së fuqisë punëtore nga jashtë në një kohë kur në Shqipëri personat “vuajnë” për një punë.

“Procesi i ndërtimit kërkon fuqi të madhe punëtore. Nga eksperienca dhe çfarë kam parë nga kompanitë, kemi probleme në fuqitë punëtore në ndërtim. Duhet përfituar që të kërkojmë fuqi punëtore të huaj, në rast se del nevoja për fuqi punëtore. Duhen mijëra njerëz që do të përfshihen në punë. Në datën 19 duhet të kalojë paketa për aksesin në fuqi punëtore, që kompanitë të marrin nga jashtë. Do nisim punën në Laç për t’i hapur rrugën këtij procesi. Ia kemi kërkuar që të nisë puna kompanisë turke ku presidenti turk ka dhënë pëlqimin për të ndërtuar 500 apartamente.”

Shkruaj nje koment