Tërmeti/Rama tregon shifrat,7 miliardë vetëm nga donacionet

0
141

Kryeminstri Edi Rama bëri me dije në Kuvend buxhetin akorduar për dëmet e tërmetit.

Dëshiroj që të theksoj disas gjëra, së pari buxheti angazhon një fond afro 20 miliard lekë prej të cilave, 13 miliard janë lekë si transfertë nga të ardhurat buxhetore dhe 7 miliard janë të ardhura nga donacionet e ndryshme. Por e gjithë kjo ëshë fillestare”, tha Rama.

Më tej kryeministri shti se nuk do i prekin parametrat e buxhetit të shtetit.

Nuk do i prekim parametrat e buxhetit vejtor. Ne nuk do marrim nga një anë nga populli dhe t’ja japim anës tjetër dhe në vitin 2020 do të realizojmë edhe domosdoshmërinë për të zhvilluar, dhe domosdoshmëtrinë për të rritur ekonominë”, tha ai.

Po ashtu Rama ritregoi edhe njëhere lagjet e reja që do të ndërtohen.

Ndërtohen tre lagje: Njëra në Kombinat, njëta tek 5 Maji dhe tjetra tek ish uzina e autotrafktoreve.

Me Laçin do fillojmë menjëherë dhe brenda pak kohe, shpresojmë shumë që në mars të jemi në kantier. Së shpejti fillojmë edhe me ish Uzinën projektimin.

Paralelisht po punojmë për projektin e riparimit, ka shumë godina të dmëtuara që kërkojnë riparim. Po nga ky program do të financojmë të gjithë pastrimin”, tha shefi i qeverisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here