Tërmeti/Rama vendos në shënjestër abuzuesit me ndërtimet,nuk shpëton asnjë!

0
43

Kryeministri Edi Rama ishte këtë mbrëmje së bashku me ministrin për përballimin e emergjencës, Bledi Çuçin në Durrës, ku panë nga afër procesin e pastrimit të inerteve të banesave dhe pallateve, të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit.

Rama tha se të gjitha dosjet e pallateve po përgatiten dhe askush nuk do të shpëtojë nga përgjegjësitë penale.

“Të gjitha dosjet duhet të plotësohen për ato aspektet që kanë të bëjnë me ligjin dhe me ndjekjet penale, më të gjitha, se nuk duhet të shpëtojë asnjë nga ata që kanë përgjegjësi”- tha kryeministri Edi Rama.

Shkruaj nje koment