Tërmeti rrit remitancat, 1.25 miliard euro të ardhura nga jashtë në 2019

0
157

Rritja e remitancave në vitin 2019 ka ardhur si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit. Ekpertët thonë se edhe në vitin 2020, pritet që remitancat të kenë trend rritës.
Remitancat për vitin 2019 arritën shifrën rekord prej 1.25 miliard Eurosh, më të lartën e 10 viteve të fundit. Është një karakteristë e vendeve të varfëra që një pjesë e rëndësishme e konsumit të brendshëm dhe e kompensimit të ardhurave të munguara të kompensohet nga të ardhurat nga emigracioni. Pritshmëritë janë që do të shtohen, duke patur parasysh edhe faktin e goditjes nga tërmeti.
Nga ana tjetër, Euro nuk është zhvlerësuar përpara monedhës vendase pavarësisht remitancave dhe turizmit të fundvitit. Mesatarisht, 1 euro po këmbehet me 122 lekë në ditët e para të janarit.
Kjo i dedikohet faktit që tashmë monedha jonë është goxha e fuqishme. Shqipëria gjatë 2019 ka pasur një monedhë të fortë në raport me monedhat ndërkombëtare. Vlera e monedhës mund të konsiderohet e stabilizuar.
Remitancat priten të kenë trend rritës edhe për vitin 2020, duke marrë shkas nga nevoja për të rikonstruktuar apo ndërtuar banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here