Tërmeti shkatërrues në Marok, hapen varreza masive për viktimat

0
86

Vijojnë kërkimet për të mbijetuar, pas tërmetit shkatërrues që goditi të premten mbrëma pjesën qendrore të Marokut.

Në fshatrat përreth Marrakeshit, qytetarët po bëjnë varreza masive. Ndërsa të gjitha shtëpitë dhe ndërtesat rreth tyre janë shembur.

Qeveria e Marokut ka shpallur tre ditë zie kombëtare për të vdekurit, ndërsa qytetarët pritet që brenda ditës të luten në të gjitha xhamitë e vendit për viktimat dhe të plagosurit. 

Shkruaj nje koment