Tërmeti, Tsipras mesazh në shqip: Në këto orë të vështira, mendimet tona shkojnë për popullin shqiptar

0
53

Mesazhe të shumta ndërkombëtare për tragjedinë që po përjeton Shqipëria pas goditjes nga tërmeti 6.4 ballë i shkallës rihter.

Së fundi është ish-kryeministri grek, Alexis Tsipras, i cili ka postuar një mesazh edhe në gjuhën shqipe në faqen e tij në Twitter.

“Në këto orë të vështira, mendimet tona shkojnë për popullin shqiptar”, shkruan Tsipras. Greqia ka dërguar ndërkohë ekipe të emergjencave civile në Shqipëri për të ndihmuar në këtë situatë të vështirë.

Shkruaj nje koment