Tërmeti/Ulet në gjysmë shtizë flamuri i Shqipërisë në Selinë e NATO-s

0
49

Flamuri i Shqipërisë në selinë e NATO-s është ulur në gjysmë shtizë pas tragjedisë nga tërmeti që deri tani i ka marrë jetën 18 personave dhe ka lënë të plagosur rreth 600 të tjerë.

Megjithëse qeveria shqiptare nuk ka shpallur ende gjendjen e emergjencës dhe ditën e sotme ditë zie kombëtare, Presidenca është institucioni i parë shqiptar që ka ulur flamurin në gjysmë shtizë është Presidenca.

“Flamujt e Aleatëve tanë Shqipëria dhe Franca janë në gjysmën e shtizës jashtë Selisë së NATO-s, pas tërmetit në Shqipëri dhe për të nderuar ushtarët francezë të rënë në Mali”, shkruhet në mesazhin e publikur nga llogaria zyrtare e NATO-s në Twitter.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka shpallur ditën e nesërme ditë zie në nderim të viktimave të tërmetit në Shqipëri.

Shkruaj nje koment