Terrorizoi Elbasanin/ 27 vjeçari nga Gjirokastra akuzohet për vrasje të policëve të mbetur në tentativë

0
159

Aldrion Shehu, i riu nga Gjirokastra që terrorizoi Elbasanin dje pas një ndjekje me policinë, u vu në pranga. Në një njoftim zyrtar, thuhet se gjirokastriti akuzohet për vrasje të policëve e mbetur në tentativë.
Përpara bluve, 27-vjeçari ka thënë se kishte dyshime se po e ndiqte një fuoristradë. Ai theu postbllokun e policisë dhe shkaktoi një aksident të rëndë.
NJOFTIMI
Vihet në pranga drejtuesi i mjetit që goditi me makinë punonjësin e Policisë në detyrë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit dhe Pasurisë në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në përfundim të veprimeve të para hetimore arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit, e mbetur në tentativë”, “Mosbindja ndaje urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publikë”, Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin: A. SH., 27 vjeç, banues në Gjirokastër.
Arrestimi i tij u bë, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar mjetin tip “Passat”, nuk i ka ndaluar shërbimeve të policisë Korçë, Pogradec, Librazhd dhe është larguar me shpejtësi të madhe në drejtim të qytetit të Elbasanit. Forcat “Shqiponjat”, ato të Patrullave të Përgjithshme dhe të Qarkullimit Rrugor, në hyrje të qytetit Elbasan, në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, ngritën pikë kontrolli. Drejtuesi i mjetit ka tentuar të largohet duke goditur makinën e Policisë dhe dy mjete të tjera. Si pasojë është plagosur jashtë rrezikut për jetën një punonjës policie, shtetasi E. A., 27 vjeç dhe 4 shtetas të tjerë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here