“Tetori Gjerman” , ambasadori Zingraf : E mbështesim Shqipërinë në aspektin social dhe atë ekonomik

0
192

“Tetori Gjerman” është projekti kulturor i cili ka nisur në Gjirokastër si një bashkëpunim midis bashkisë dhe Ambasadës Gjermane në Shqipëri. “Open Cinema” ka çelur siparin së fundmi , në trasmetimin e filmave të ndryshëm për publikun në Odeonin e qytetit . I pranishëm ka qenë dhe Ambasadori Gjerman Peter Zingraf . Në prononcimin e tij për @jugunews.net ambasadori ka thënë se : Është muaji kulturor “Tetori Gjerman” që ne e bëjm çdo vit, jemi krenar që nuk po e bëjm më vetëm në Tiranë por edhe në qytete të tjera .

Perspektiva është Evropa , kjo është motoja në të cilën vjen këtë vit , nisur nga kjo , për të dhënë mesazhin, në këtë kontekst dua të them se Gjermania është me Shqipërinë . E mbështesim si në aspektin social dhe atë ekonomik.

A është ky një mesazh politik ?

Të gjitha mesazhet janë politike por mbetemi tek ai kulturori meqënëse jemi në muajin e kulturës”-ka përfunduar Zingraf duke iu shmangur pyetjeve politike.

Ndërkohë aktivitetet kulturore do të vijojnë, këtë fundjavë “Open Cinema” do të shoqërojë mbrëmjet e qytetarëve me filma të ndryshëm nga kinematografia Gjermane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here