‘The Guardian’ ‘shuplakë’ Ramës: Po e zhyt vendin në krizë të thellë kushtetuese

0
46

Në artikullin e saj për situatën në Shqipëri, gazeta prestigjoze britanike “The Guardian” prek edhe krizën institucionale që po kalon vendi pas dekretit të presidentit Ilir Meta për të anulluar 30 qershorin.

Gazeta më e madhe në Britani të Madhe dhe me ndikim në gjithë botën “The Guardian”, shkruan se kryeministri Edi Rama po e zhyt vendin në krizë të plotë. Gazetar i “The Guardian” pasqyron vendimet e kreut të qeverisë, si nisma që mund të sjellin probleme për integrimin e vendit në BE.

Pjesë nga artikulli i “The Guardian”:

Presidenti Ilir Meta ka vendosur që zgjedhjet lokale të 30 qershorit të shtyhen, ndërsa Rama ka këmbëngulur se do të vazhdojë pa opozitën, duke thënë se ai nuk dëshiron të shpërblejë protestat në rrugë. Këtë javë do të votohet në parlament për të shkarkuar presidentin, duke e zhytur vendin në një krizë të plotë kushtetuese, në një kohë që diskutimet në BE për hapjen e negociatave janë në një pikë kyçe.

Nuk kalon muaj pa një skandal të ri që lidh ata që janë pranë pushtetit me figura kriminale. Një ish-ministër i brendshëm së shpejti pritet të dalë në gjyq për akuzat për trafik droge. Javën e kaluar, tabloidi gjerman Bild publikoi disa përgjime në të cilat dëgjohet një figurë famëkeqe e botës së krimit, duke diskutuar zgjedhjet e vitit 2017 me dy kryebashkiakë të Partisë Socialiste të Ramës.

Rama nuk pranoi të thoshte nëse ai do të ndëshkonte kryetarët e bashkive, duke pretenduar se ata nuk mund të mos e dinin se bashkëbiseduesi i tyre ishte një figurë kriminale, pasi ai u arrestua më pas me akuzën për trafik droge.

https://www.theguardian.com/world/2019/jun/10/edi-rama-albania-pm-escape-curse-of-history?fbclid=IwAR1io82HQz7PPSRiKl26pP3cGezJJvu_raEEocB0sj2qTBJ85Ow4Cp0lg9Q

Shkruaj nje koment