The Sun: Shqiperia si Maldivet e Europes

0
104

“Shqipëria është cilësuar si “Maldivet e Europës” për shkak të plazheve të saj”, kështu shkruan media britanike “The Sun” për vendin tonë.

Plazhet e mahnitshme dhe kostoja e lirë e jetesës në Shqipëri janë dy nga elementët që po tërheqin më shumë vëmendjen e turistëve të huaj në atraksionet shqiptare.  

Artikulli i plotë:

Britanikët janë të mahnitur nga plazhet e mahnitshme dhe kostoja e lirë e jetesës në Shqipëri.

Vende si Spanja dhe Greqia kanë qenë ndër destinacionet e preferuara të britanikëve prej vitesh, ndërsa Shqipëria ishte anashkaluar deri më tani. Por gjërat kanë ndryshuar kërkimet për fluturime verore drejt kryeqytetit Tiranë janë rritur me rreth 77 për qind, krahasuar me vitin e kaluar dhe si destinacion është bërë gjithnjë e më i kërkuar gjatë muajve të fundit.

Pse duhet ta vizitojmë Shqipërinë?https://44bb5c31a102d57cd17af8c06fba9cf3.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.html

“The Sun” jehonë turizmit në Shqipëri:

Kushdo që kërkon një pushim më ekonomik do të befasohet në Shqipëri, kur e krahasohen me vendet e tjera në Mesdhe.

Mesatarisht, kostoja e jetesës në Tiranë është rreth 61 për qind më e ulët se në Londër.

Dhe në restorante dhe kafene, për krahasim, mund të merrni një litër birrë për rreth 1.50 £.

Një tjetër atraksion që mund të luajë një rol në tërheqjen e britanikëve është kultura ushqimore e vendit, e cila ofron një përzierje të shijeve mesdhetare dhe ballkanike.

Në fakt ushqimi përshkruhet si një “përzierje të ushqimeve greke dhe italiane”, të cilat janë të preferuarat e mëdha mes pushuesve britanikë

Shkruaj nje koment