Thellohet skandali me energjine/ Si deshtoi sistemi satelitor 1.5 mln euro

0
42

Edhe pse vendi ndodhet nen uje dhe hidrocentralet po shkarkojne duke shkaktuar permbytje, kryeministri Edi Rama eshte justifikuar duke thene se importet e energjise kane vijuar per shkak se pritshmerite per reshje kane qene te uleta dhe rrezikohej qe te mbeteshim pa energji. Por kjo nxjerr ne pah edhe deshtimin e rradhes. Vetem pak muaj me pare Korporata Elektroenergjitike Shqiptare realizoi nje procedure tenderimi me vlere 1.5 milione euro per nje sistem special satelitor, qe do te parashikonte me saktesi motin dhe sasine e rreshjeve ne kaskade. Por autoritetet nuk ishin ne gjendje jo vetem te paraprinin situaten, por shkuan edhe me tej duke shkarkuar 30% te sasise se prurjeve ujore, duke vene ne rrezik per pasoje jeten e mijera familjeve ne zonen e Shkodres si pasoje e permbytjeve. Ne kete situate, i vetmi lajm pozitiv, nese mund te konsiderohet i tille eshte fakti qe fasha 800KW nuk do te aplikohet as ne muajin dhjetor. Rreshjet e ketyre diteve shpetuan shqiptaret nga 5-fishi i cmimit te dritave.

Shkruaj nje koment