Tritan Shehu, deputeti i PD-së, ka kujtuar sot 22 marsin, ditën e madhe në historinë e vendit.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Shehu shkruan se për herë të parë në ecurinë e saj, prej asaj date Shqipëria u bë pjesë reale e aktive e Botës Demokratike e Perëndimore.
“Fitorja e PD në ato zgjedhje ishte pa dyshim «kthesa » madhore në rrugëtimin e gjatë dhe të vështirë shqiptar drejt lirisë, vlerave, demokracisë, perëndimit”, – ka shkruar ndër të tjera Shehu.
Postimi i Tritan Shehut
22 Marsi eshte nje Dite e Madhe ne Historine tone.
Per here te pare ne ecurine e saj, Shqiperia prej asaj date u be pjese reale e aktive e Botes Demokratike e Perendimore.
Fitorja e PD ne ato zgjedhje ishte pa dyshim «kthesa » madhore ne rrugetimin e gjate e te veshtire shqiptar drejt lirise, vlerave, demokracise, perendimit.
Harku kohor i konkretizimit te ketij ndryshimi rrenjesor, per te « shembur » nje diktature gjakatare, privim te te drejtave me thelbesore, aspiratash te mbytura nen dhune, pasojat e nje historie qindravjecare pushtimesh e largimi nga familja jone europiane, ishte relativisht i shkurter.