Thyen masën “arrest shtëpie” dhe kryen 4 vjedhje, arrestohet një person në Sarandë

1
174

Një person i cili ishte me masë sigurie “arrest shtëpie” për vjedhje, është vënë në prangat e policisë së Sarandës për thyerjen e saj dhe kryerjen e katër vjedhjeve gjatë kësaj kohe.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një shtetas që thyente masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe kryente vjedhje, në zona të ndryshme të qytetit të Sarandës, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij.  

Në vijim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasit A. Q., 39 vjeç, banues në Sarandë. 

39-vjeçari dyshohet se gjatë muajt dhjetor ka vjedhur: disa bizhuteri me vlerë në banesën e shtetases O. H., sende me vlerë në banesën e shtetasit A. Z., një shumë lekësh në dyqanin e shtetasit F. Zh., dhe orendi shtëpiake në banesën e shtetasit N. Ç.   

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Vjedhja”.    

Aktualisht vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here