Thyet ora policore, qytetarët marshojnë drejt banesës së Klodian Rashës

0
184

Vazhdon protesta e të rinjve dhe qytetarëve të shoqërisë civile në lidhje me vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie.
Qytetarët kanë nisur një marshim paqësor nga Kryeministria deri te banesa e 25-vjeçarit.
Marshimi ka nisur pikërisht gjatë orës policore, ashtu siç u njoftua në rrjetet sociale në shenjë kundërshtimi ndaj vrasjes së 25-vjeçarit, Klodian Rasha, që theu orën policore e nuk iu bind urdhrit të policit për të ndaluar.
Qytetarët kërkojnë drejtësi për Klodian Rashën dhe largimin e ministrit Sandër Lleshajt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here