‘Ti ke deklaruar 2 mijë Euro pasuri, po shtëpia në Surrel?’/ Edi Rama kërcënon studentin

0
206

Debati i Edi Ramës me studentët në Vlorë ka sjellë një situatë të pakëndshme.

Një nga studentët jo vetëm që e ka vënë në vështirësi Ramën, por ka bërë që ky i fundit ta kërcënojë studentin.

Studenti i ka kujtuar Edi Ramës pasurinë e deklaruar prej vetëm 2 mijë eurosh, por më pas i ka kujtuar edhe shtëpinë në Surrel.

‘Ti ke deklaruar vetëm 2 mijë Euro pasuri, po shtëpinë në Surrel si e ke bërë?’,ishte pyetja e studentit për Ramën.

Kjo pyetje ka bërë që Edi Rama të meket dhe gjatë fjalës së tij, të kërcënojë edhe studentin.

Debati mes studentit dhe Edi Ramës:

Pyetje: Ku e gjete Iphone, më fal qenka më i madh!

Studenti: E fitova në një organizatë ..

Rama: Qetësohu thjesht të pyeta për kuriozitet. Kjo është dita juaj.

Studenti: Meqë më pyete po të pyes dhe unë për kuriozitet po për shtëpinë në Surrel? Unë e justifikoj timen por ju si e justifikoni kur keni deklaruar se keni 2 mijë euro.

Rama: Mirë atë e paske fituar por si e paguan. 

Studenti: Interneti është ËiFi. Ne jemi shqiptar dhe jemi mësuar me gjërat falas. Kemi paguar shumë herë më shumë për këtë, madje gjyshi im është partizan. Babai im merr kredi për atë që gjyshi e ka paguar me gjak.

Rama: Unë asnjëherë nuk kam deklaruar 2 mijë euro. Këto janë shpifje, ti ke dëgjuar Saliun dhe të tjerët. Asnjëherë nuk kam deklaruar 2 mijë euro, është gënjeshtër.

Unë kam qenë emigrant dhe kam bë sakrifica.

Shtëpia ime, jo vetëm që është e deklaruar në çdo detaj, por taksat i kam paguar. Çdo gjë është publike. Mos u bëj si Saliu, se ne këtu në Vlorë i nxjerrim sytë njëri-tjetrit, por mos e tepro, për veten tënde.

Mos e tepro, për veten tënde, jo për mua, do takohemi prap bashkë më vonë, për mirë e jo për keq.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here