Tifozët e Luftëtarit, denoncojnë manipulimin e sondazhit për personazhin e vitit, në një portal vendor

0
160

Deklaratë për shtyp
Nëpërmjet kësaj deklarate për shtyp kërkojme të sqarojmë mbarë opinionin publik në lidhje me padrejtesinë e bërë në sondazhin :’’ Votoni për Personazhin e Vitit 2017 në Gjirokastër”
Në datën 16 Dhjetor 2017 portali ArgjiroLajm.net publikoi një sondazh,në te cilin mund të votonin të gjithë lexuesit për të zgjedhur Personazhin e Vitit 2017 në qytetin e Gjirokastrës.Në listën prej 10 emrash një prej të nominuarve ishte dhe futbollisti vlonjat Dejvi Bregu prej kohësh pjesë e klubit Luftëtari.Bregu i cili është dhe lojtari më i shtrenjtë ka qenë pjesë e ekipit të Gjirokastrës dhe ka dhënë një kontribut të madh në keto tre vite duke fituar simpatinë jo vetëm të tifozerisë por të gjithë qytetarëve duke qenë shpesh herë përcaktues në suksesin e Luftëtarit.
Ajo çka ndodhi në këtë sondazh ishte mostransparenca e votave të publikut që ka votuar online,bllokomi i shpeshtë i sondazhit nga ana e faqes që e administronte,dhe mbi të gjitha rezultati fiktiv,shtimi në mënyrë automatike plus 20 vota i personazhit rival në diferencë të ngushtë me Bregun.Ajo që duhet theksuar është se pavarësisht votimit që bëhej vëtem kundrejt Bregut,votat cuditërisht përpjestoheshin ndërmjet Bregut dhe personazhit rival duke ju shtuar të dy personazheve njëherësh.Në mënyrë absolute ne nuk duam të mbivlerësojmë sportin,apo ti heqim vlerat një artisti pasi të dy në thelb janë vlerë e qytetit tonë dhe ne jemi krenarë për këtë.Duam dhe njëhere të saktësojmë që ajo që këmi kërkuar nga administratorët e faqes ishte mosndërhyrja e tyre në votat e publikut dhe t’i lejonin qytatarët të vendosinin lirisht.Është e turpshme dhe e pamoralshme ndërhyrja në një votim që supozohej të ishte i lirë.Në rast se sondazhi do të bëhej në mënyre të drejtë tashmë është e qartë që rezultati do të ishte i ndryshëm.Duam të falenderojmë të gjithë tifozët e Luftëtarit ,qytetarë të Gjirokastrës dhe publikun më gjerë që u angazhuan për të votuar.Shpresojmë që të tilla situata të pahijshme që cënojnë integritetin e një gare të mos përsëriten më dhe gjithmonë të fitojë më i miri.
#DejviBreguRespekteVllai
#GoldenBoy??

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here