‘Tigri i Rilindjes’ mahnit me shifrat: Të ardhurat e shqiptarëve u rritën mbi 25%

0
152

Sot po zhvillohet seanca e parafundit e Kuvendit të Shqipërisë për këtë sesion parlamentar.
Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit ditën e sotme ka folur rreth goditjes që ekonomia në vend ka pësuar si pasojë e tërmetit dhe pandemisë Covid-19.
Në fjalën e tij Ministri ka folur gjithashtu për reformën në arsim dhe shprehet deklaroi se në muajin shtator do të nisë një reformë e re në arsim, që ka të bëjë me futjen e anglishtes dhe IT në klasën e parë.
Fjala e Ministrit Ahmetaj: Do ftoja deputetët e mazhorancës të kalonim aktin normativ jo me votë.
Por çfarë përmban akti?
Këtë vit ekonomia shqiptare është goditur nga tërmeti dhe Covid. Nuk është thjesht kontabilitet. Deficiti ekonomik merr 4.4% brenda vetes goditjen që merr nga ekonomia. Qeveria ecën me shumë përgjegjshmëri. 776 miliardë dollarë.
Kush u gjet atë ditë?
U gjet kjo mazhorancë kjo qeveri, ky kryeministër.
Akti normativ ka shtesë numra mësuesish për një reformë shumë të rëndësishme. Ne kemi filluar një reformë të re për fëmijët. Kemi filluar anglisht për fëmijët në klasë të parë. Edhe për IT që në klasë të parë që pas 10 vitesh të kenë mundësinë të jenë influentë në IT. Është futur financimi i projekteve të mëdha të infrastrukturës. Financimi i tunelit me 4 miliardë dhe i kampusit me 3 miliardë. 256 mijë shqiptarë kanë marrë pagën e luftës. Pse nuk i shikoni si milingona për të parë se çfarë ka bërë kjo qeveri. Të ardhurat e shqiptarëve janë rritur mbi 25 % në 7 vite.
Shpërndarja e pasurisë, taksa progresive i kthehu 110 milionë dollar qytetarëve në nevojë. Hoqëm taksën për 300 mijë lekë e poshtë. Janë shifra, janë politikë. Vitin e kaluar dhamë libra falas deri në klasë të 5. Ky është një akt normativ që bën diferencë dhe shënon rritjen e ekonomisë mbas Covidit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here