Tirana betonizohet , perse hesht opozita e Berishes ?

0
71

Nga Ergys Mertiri

Nderkohe qe Rama dhe Veliaj flasin per gjelberim vertikal shkaterrohet gjelberimi horizontal, ne nje kohe kur flitet per nje milion peme neper pyje orbitale imagjinare, shkaterrohen ato pak lulishte centrale qe kane mundur ti shpetojne fadromave gjate ketyre viteve. Ndertimi i nje kulle te cmendur prej rreth 60 kate, ne qender te Tiranes eshte ekzagjerim i perbindshem i kasaphanes urbane te ketij qyteti qe e ka bere ate paturpsisht monstruoz.

Rama dhe Veliaj jane pergjegjes, nder te tjera, edhe per shkaterrimin e gjelberimit te ketij qyteti. Shkaterrimi i lulishtes para ish-PD-se (ku sot gjendet Toptani Center), parkut te namazgjase, lulishtes tek varri i Kapllan Pashes (ku ngrihet Hotel Plaza), parkun e lodrave tek rruga e Elbasanit, nje pjese te parkut kombetar ne kodrat e liqenit (ne kullat qe po ndertohen tek Hotel Sheraton, si dhe nga ana perbri Fakuktetit te Ekonomise).

Betoni eshte arma e krimit qe po masakron Tiranen tashme te pajetueshme. Duhet ta urresh vertete shume kete qytet qe ti besh kete qe i ka bere, e po i ben, Edi Rama.

Por poshtersia me e madhe kete rradhe qendron ne faktin qe opozita e revolucionit qesharak te Berishes hesht paturpsisht, sepse armen e krimit, kesaj rradhe po e shkreh nje nga njerezit e tij. Ne menyren me te paskrupullt Berisha na thote se ky debat behet per te larguar vemendjen nga inceneratoret, duke u perpjekur te ndale reagimet e zerave opozitare kunder projektit. Tinezisht ai kerkon te mos merremi me betonieret e tij, me preteksti se keshtu terheqim vemendjen nga betonieret e Rames.

Ne fakt Rama dhe Saliu, prej kohesh tashme, kafshojne se bashku kete vend e kete qytet. Njerezit e Saliut jane kudo neper kullat e perbindshme te Rames. Oligarket i kane bashke, kullat i kane bashke, betonieret bashke, mediat bashke dhe sigurisht, edhe fatin politik e ndajne bashke. Pasojat i vuajme ne te tjeret.

Sidoqofte kesaj pusete po fillon ti dale era dhe shume shpejt ka per ti dale edhe tymi.

Shkruaj nje koment