Tirana përshëndet heqjen e vizave për Kosovën

0
68

Krerët më të lartë të shtetit e kanë nisur vitin me urime për Kosovën dhe mundësinë që kanë qytetarët e saj nga sot për të lëvizur pa viza.

Kryeministri shkruajti në Facebook se ky vit nis i mbarë për Kosovën me lirinë e shumëpritur të lëvizjes në Bashkimin Europian.

Presidenti Begaj në urimin e tij e cilëson një arritje të merituar, por e vonuar duke shpresuar që ky hap të ndiqet nga përshpejtimi i procesit të antarësimit të Kosovës në BE dhe organizatat e tjera ndërkombëtare.

Ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani e vlerëson si një ditë të mirë për Kosovën sepse qytetarët e saj më në fund fillojnë të përfitojnë nga liberalizimi i shumëpritur dhe i merituar i vizave që për të është i dobishëm jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë rajonin.

Shkruaj nje koment