Tiranë, mbyten dy të mitur në liqenin e Prushit, 13-vjeçari hyri për të shpëtuar vëllanë e vogël

0
238

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Tiranë.

Dy të mitur janë mbytur në liqenin e Prushit.

“Sot, rreth orës 18:05, në liqenin e Prushit, janë mbytur dy të mitur të moshës 11 dhe 13 vjeç.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur kërkimet.

Njëkohësisht drejt vendngjarjes janë nisur edhe polumbarët e Reneas, për të bërë të mundur gjetjen e trupave të dy të miturve”, njoftoi policia fillimisht,

Mësohet se 6 fëmijë ishin duke u larë në liqen në afërsi të Vaqarrit, por fatkeqësisht këtë pasdite dy prej tyre, vëllezër me njëri -tjetrin nuk arritën të dalin më të gjallë prej ujit.  

Dyshohet se vëllai i madh u fut në ujë për të shpëtuar vëllain e vogël, por humbën jetën të dy. 

Polumbarët e Reneas nisën kërkimet dhe arritën të gjejnë trupat e fëmijëve rreth dy orë pas ngjarjes tragjike.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here