Tiranë, ndalohen irakenët e hyrë ilegalisht nga Kakavija

0
145

Njoftimet zyrtare për klandestinë të ndaluar në Gjirokastër mungojnë së fundmi, por jo rastet e kalimit të paligjshëm të tyre.

Policia e Tiranës ka kapur 7 irakenë të cilët raportohet se kanë hyrë ilegalisht në afërsi të Kakavijes 5 ditë më parë, ndërsa endeshin të lirë në kryeqytet.

Greqia duket se ka hapur dyert e ka mbyllur sytë për të lejuar kalimin e kufirit nga imigrantët e vendeve të treta që kanë pushtuar prej disa vitesh vendin fqinj.

Ndërsa politikat e BE, që respektohen edhe nga Shqipëria, nuk lejojnë kalimin e tyre, përpjekjet e klandestinëve, që vijnë nga vende si Siria, Irani, Pakistani, Afganistani e deri Nigeria, nuk reshtin.

Klandestinët kanë si qëllim kalimin transit nëpër vendet e Ballkanit me destinacion final vendet e BE.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here