Tjetër largim nga kampionët, Interi ndahet me një legjendë të klubit

Tjetër largim tek Interi. Pas Antonio Contes, Achraf Hakimit dhe Romelu Lukakut, sot ka marrë fund aventura me kampionët e Italisë edhe për Gabriele Orialin, i cili mbante detyrën e menaxherit teknik të skuadrës zikaltër prej vitit 2014

68-vjeçari italian, i cili luajti për 13 sezone si futbollist me Interin (1970-1983), ishte ndihmës i Jose Mourinhos në sezonin e tripletës së famshme në vitin 2010. Gjatë viteve 1999-2010 punoi si drejtor i klubit nga Milano.

FC Internazionale njofton se, nga sot, Gabriele Oriali është liruar nga pozita e Menaxherit Teknik të Ekipit të Parë. Klubi falënderon Menaxherin për punën e bërë dhe i uron suksese në detyrat e ardhshme profesionale“, lexohet në komunikatën e Interit. 

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment