Tjeter termet ne Janine dhe ne Jug te Shqiperise. Frike dhe tension mes banoreve te zones.

Nje tjeter termet prej 4.5 ballesh me epiqender ne periferi te Janines u regjistrua te merkuren me daten 19 tetor rreth ores 23 24 minuta. Lekundjet e termetit u ndiene ne Qarkun e Gjirokastres dhe ne ate te Vlores. Askush nga ana e Qeverise shqiptare dhe instituti i sizmiologjise nuk kane dhene deri me tani ndonje informacion per qytetaret neso do kete apo jo lekundje te tjera. termeti

Ndersa institucionet perkatese ne Greqi si dhe drejtuesit e pushtetit vendor aty kane informuar publikun gjate gjithe ketyre diteve te termeteve te shumta me epiqender ne periferite e Janines si dhe kane dhene keshillat e rastit qe duhet te sherbenin si masa mbrojtese prej tyre. Madje u arrit deri aty sa te nderpritej mesimi, dhe te mbylleshin kopshtet e cerdhet.

Jo vetem qe qeveria shqiptare nuk e vuri ujin ne zjar, por as pushteti lokal, bashkite dhe prefektura e Gjirokastres nuk bene as me te voglen levizje per te asistuar qytetaret e tyre me informacionin e nevojshem apo me krijimin e kushteve te gatishmerise ne nje rast eventual katastrofe.

“Zot na meshiro”,shkruanin qytetaret e ketyre zonave ne rrjetet sociale

Dhe le te shpresojme qe zoti te tregohet i meshirshem me qytetaret  e lene ne meshire te termeteve dhe te mos ritet volumi i shkalleve te tyre se perndryshe katastrofa do kete permasa tragjike po te mendosh se me cfare cilesie jane ndertuar banesat e qytetareve gjate ketyre viteve te fundit.Sipas inxhinierve, materialet e ndertimit dhe cilesia e punimeve lene shume per te deshiruar. Sipas tyre te pakta jane firmat e ndertimit qe kane respektuar kriteret e kerkuara sipas studimeve sizmiologjike te tokes, pasi respektimi i tyre rit koston e ndertimit.

 

 

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment