Tjeter zbulim interesant ne sheshin e Çerçizit ne Gjirokaster

Punimet per parkimin nentokesor qe po zhvillohen aktualisht ne sheshin e Çerçizit ne qytetin e Gjirokastres kane nxjerr ne pah nje mur fortifikues qe pretendohet te jete i periudhes se mesjetes. Sipas drejtoreshes se monumenteve te kultures ne Gjirokaster Pezana Rexha punimet ne kete pjese jane pezulluar perkohesisht per mos demtimin e murit. Ndersa pritet kqyrja dhe vendimi i arkeologeve gjate javes per fatin e ketij te fundit. Edhe pak muaj mepare ne kete zone u gjet nga punetoret nje pus i nje rendesie te vecante por ai u rimbulua tek sa ekspertet nuk dhane detaje per kete te fundit. Ky mur pretendohet te jete mur fortifikues per percaktim territori si zgjerim i kalase ne vitet 1600 megjithate u mbetet eksperteve te fushes te japin me shume detaje.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment