Tomorri: Vjedhjet më të mëdha në Shqipëri, bëhen me ligj

0
227

Gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri, thotë se ka nëpunës që në shtet mund të shkaktojnë dëme edhe për shkak të gabimeve që mund të vijnë, duke u shprehur se kush punon gabon.

Sipas tij është një çështje shumë komplekse e cila nuk zgjidhet me një ligj të caktuar.

Për MCN Economy, ai deklaroi se vjedhjet më të mëdha në Shqipëri bëhen me ligj.

Bregdeti falet me ligj. Kur jepen kontrata koncesionare bëhet ligj dhe zyrtarët kanë zbatuar ligjin. Kjo është forma më e rëndë e korrupsionit, përdorimi i ligjit për të vjedhur pasuri që nuk kapen me ligj as nga KLSH dhe as nga një gjë tjetër. Korrupsioni në këtë vend është sofistikuar, është galopant. Reagimi qytetar do të ishte një masë shumë me efiçente se sa një ligj

Sipas tij, problem madhor është korrupsioni që bëhet me ligj, ku ligji vendoset në funksion të një afere korruptive.

Ky problem s’ka për tu zgjidhur nëse nuk funksionojnë institucionet e pavarura të drejtësisë. Shqipëria duket se e pranon korrupsionin si diçka që nuk është një e keqe e madhe, por që duhet të jetë e pranishme.

Shoqëria duhet të reagojë kundër korrupsionit sa herë që ai shfaqet. Ndoshta kjo kërkon kohë dhe qytetarët shqiptarë do të reagojnë për ato raste kur zyrtarët dhe qeveria shtyjnë përpara ligje dhe masa që janë korruptive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here