
Kriza e çmimeve dhe jo vetëm, dhanë rezultate në shumë aspekte të ekonomisë, përfshirë edhe import/eksport.
Sipas një analize të të dhënave , për importet e vitit 2022 vihet re një ndryshim në rendin e vendeve që nga të cilat Shqipëria ka importuar.
Turqia është kthyer në krye të listës duke u bërë partneri kryesor dhe më i madh i produkteve, lënë pas Italinë. Një në pesë produkte janë importuar nga Turqia për vitin 2022 duke zënë 21% të totalit të importeve në vend.
Në vend të dytë vjen Italia, me vetëm 12% të importeve. Në vitin 2021, Italia mbante vendin e parë, me 16%, ndjekur nga Turqia me 13% dhe Greqia me 11%.
Ndërsa për vitin 2022 Greqia renditet në vendin e tretë, me 9% të totalit.
Në renditje ndjek Arabia Saudite, me 5% të totalit. 3 shtetet e rajonit, Serbia, me 5%, Maqedonia e Veriut me 4% dhe Kosova me 3%, zënë vendin e 5-të, të 6-të dhe të 7-të respektivisht.
Rusia, Spanja dhe Kina mbyllin “Top 10”-shën e partnerëve tanë kryesorë tregtarë për vitin 2020 në drejtim të importeve, shprehur në peshë.