Top Channel tv i rilindjes: Gjermania nuk përjashton dorëheqjen e Ramës

0
130

Në një deklaratë të përbashkët për Deutsche Wellen, Johann David Wadephul, zëvendëskryetar i grupit parlamentar CDU/CSU në parlamentin gjerman dhe njëherazi drejtues i grupit të punës së Ballkanit Perëndimor, si dhe Christian Schmidt, CSU, raportuesi për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm dhe ish-ministër federal, e kanë përsëritur kërkesën e tyre për dialog pa kushte ndaj qeverisë dhe opozitës, por kanë sugjeruar edhe si opsion shtyrjen e datës së zgjedhjeve.

Top Channel bëri një lidhje të drejtpërdrejtë me korrespondenten e Deutsche Welles në Berlin, Anila Shuka, të cilës dy deputetët i dhanë këtë deklaratë. Top Channel: Anila, cili është mesazhi i kësaj deklarate të dytë?

Anila Shuka: Ishte hera e dytë brenda 10 ditësh që të njëjtët deputetë kanë bërë të njëjtën kërkesë, dialog pa kushte. Por kanë shtuar edhe dy detaje, është thënë se nuk mund të ketë tabu. Këtu hyn si shtyrja e datës së zgjedhjeve, siç thuhet në deklaratë, por ashtu edhe dorëheqja e kryeministrit, siç dëgjova sot nga qarqet e Unionit kristian-demokrat dhe kristian-social.

Këto as nuk duhen vënë si parakushte për të hyrë në dialog, por as nuk duhen përjashtuar si opsione. Mesazhi që vjen nga 2 deputetët gjermanë është i qartë, se: Ata nuk do të jenë të gatshëm ta pranojnë zgjedhjet lokale pa pjesëmarrjen e opozitës, por edhe pa u zgjidhur kriza politike në Shqipëri të japin ‘OK’ e tyre për çeljen e negociatave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here