Një tornado goditi Gjermaninë Perëndimore, duke lënë të paktën 43 persona të plagosur. Oficerët e Policisë në Paderborn raportuan se si pasojë e tornados u rrezuan çati banesash dhe pemë në rrugë.
Një burrë 38-vjeçar vdiq nga stuhitë e forta që goditën rajonin të premten. Ai pësoi një goditje elektrike në një bodrum të përmbytur, tha policia.
“Llamarina, materiale izolimi dhe të tjera përfunduan kilometra larg. Çati të panumërta janë dëmtuar rëndë. Shumë pemë ende po qëndrojnë mbi makina të shkatërruara,” tha Policia në Paderborn, qytet me një popullsi prej rreth 150,000 banorësh.