Trafikimi i narkotikëve në Elbasan, shkon në 54 numri i të arrestuarve nga “Rrjeti”

0
53

Ka shkuar në 54 numri i të arrestuarve në kuadër të megaoperacionit “Rrjeti” në Elbasan.

Policia ka vënë në pranga Migen Kuçajn 34 vjeç dhe Migel Ballën 35 vjeç, të akuzuar si pjesë e rrjetit kriminal për prodhimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.  Për dy të arrestuarit, Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Nga megaoperacioni, janë arrestuar 54 persona dhe janë sekuestruar sasi dhe doza të drogave të ndryshme, armë zjarri, municion luftarak, armë të ftohta dhe shuma të mëdha parash në valuta të ndryshme.

Ndërkohë vijon puna për kapjen e 3 shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Shkruaj nje koment