Trafikimi i qenieve njerëzore/ Rrumbullaku pret drejtues të policisë spanjolle

0
116

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku mirëpriti në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Komisionerin e Përgjithshëm për Kufirin dhe Migracionin të Policisë Kombëtare të Spanjës, Julian Ávila Polo dhe drejtuesit e 2 departamenteve të Policisë së Spanjës.

Vizita pati në fokus progresin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet 2 policive, intensifikimin e angazhimit për shkëmbimin e informacioneve në favor të luftës së përbashkët kundër trafikimit të qenieve njerëzore, bashkërendimin e veprimeve për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë, si dhe eliminimin e barrierave burokratike, me qëllim shtrirjen e bashkëpunimit ndërmjet 2 policive, deri në strukturat bazë të tyre.

Gjatë vizitës u vlerësua prioritar bashkërendimi i teknikave dhe veprimeve, ndërmjet policive kufitare të të dyja vendeve, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të emigrimit ilegal, si dhe u çmua roli i oficerëve të kontaktit të të dyja vendeve, si pika ndërlidhëse nëpërmjet të cilave do të intensifikohet më tej bashkëpunimi mes 2 policive

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here