Tragjedi e re në Agathonisi, mbyten gjashtë emigrantë

0
157

Gjashtë emigrantë janë mbytur në detin Egje, në kohën që varka në të cilën ndodheshin me të paktën 20 emigrantë të tjerë u mbyt në detin Egje gjatë orëve të para të mëngjesit.

Ngjarja ndodhi në ishullin Agathonisi, një ishull që ndodhet në skajin me verior të kompleksit ishullor të Dodekanezit në afërsi të ishullit Samos.

Sipas rojes bregdetare greke, persona të paidentifikuar njoftuan nëpërmjet telefonit se një varkë ishte mbytur në afërsi të brigjeve të ishullit.

Menjëherë në zonë u dërguan mjete lundruese dhe deri tani janë gjetur 6 trupa, katër fëmijë, një burrë dhe një grua.

Deri tani në breg kanë dale vetëm 2 gra dhe 1 burrë, ndërkohë  roja bregdetare me dy anije, ndodhet në zonë dhe po ofron ndihmën e saj.

Për t’u ardhur në ndihmë emigrantëve, në zonë ka filluar një operacion i gjerë, ku marrin pjesë anije luftarake të marinës greke, dy anije të rojes bregdetare, tre anije peshkimi dhe tre helikopterë të flotës luftarake si dhe një anije e Frontex.

Dyshohet se emigrantët janë nisur nga brigjet turke gjatë orëve të natës, por për shkak të motit të keq dhe erërave të forta të Egjeut, varka e tyre u përmbys.

Sipas autoriteteve greke gjatë ditëve në vazhdim pritet që një valë e re emigrantësh të mbërrijnë në brigjet greke. Një ditë më parë, ka qenë vete presidenti turk Rexhep Tajip Ertogan që kërcënoi vendet europiane se nëse do të hapë kufirin për emigrantët, atëherë Europa s’do të dijë ku të fshihet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here