Tragjedi në Tetovë, ndërrojnë jetë në betejë me flakët mbi 20 mjekë dhe pacientë në spitalin COVID

Thellohet tragjedia në spitalin COVID në Tetovë. Gazeta Koha raporton se deri më tani dyshohet për të paktën 20 viktima, mes të cilëve mjekë dhe pacientë dhe dhjetëra të tjerë të plagosur.

Pjesa e spitalit ku ka qenë të shtruar pacientët me COVID është djegur plotësisht ndërkohë forcat zjarrfikëse kanë mundur të shuajnë flakët pas të paktën një orë betejë.


Familjarët të përhumbur përpiqen të kontaktojnë me të afërmit e tyre ndërsa nuk dihet ende asgjë zyrtare për fatin e pacientëve dhe mjekëve që kanë qenë në godinë në momentin e rënies së flakëve.

Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi, nga spitali i Tetovës tha se nuk dihet ende numri i saktë i viktimave.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment