Trajneri i Butrintit, Odisea Çipa, ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare

0
72

Trajneri i Butrintit, Odisea Çipa, ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare.

Ataku kardiak i ka marrë jetën, mëngjesin e kësaj të enjte. Të dielën, i ndjeri ishte transportuar në spital me urgjencë, pasi kishte shfaqur probleme shëndetësore.

Odisea Çipa kishte marrë drejtimin e Butrintit verën e 2022-shit, ndërsa në të shkuarën ka përfaqësuar sarandiotët edhe si futbollist.

Për ndarjen nga jeta të Çipës, ka reaguar edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Shkruaj nje koment