Trajneri i Luftëtarit:Synonim fitoren, ndikuan mungesat,shpërdoruam raste dhe terreni ishte i vështirë

0
171

Trajneri i Luftëtarit ,Neritan Novi pasi mori 3 pikët javën e shkuar ,synonte që skuadra të merrte pikë edhe në Ballsh.Siç dhe ai shprehet ,shkuan aty për të mos u mundur por situata doli jashtë parashikimeve.

“Erdhëm për të mos u mundur, por disa gjëra dolën jashtë parashikimeve. Kishim mungesa dhe në Ballsh doja që ta shihja ekipin në një terren tjetër, mbase djemtë do të shpreheshin më mirë.

Luftëtari ka shumë probleme dhe aq shumë mungesa ,është e vështirë që të përballesh në një transfertë me një kundërshtar të fortë, por ne kishim raste, realisht shpërdoruam dhe meritë ka edhe portieri Miraka. Nuk duhej të dilnim pa pikë”.

Trajneri i bluzinjve ndër të tjera thotë se ka dyshime për penalltinë: “Nuk e di, nga pamja që e kam parë kam dyshimet e mia, ndërsa duhet që të them se ne jemi një ekip që kemi pasur oscilacionet tona. Shpresoj për të mirën e futbollit gjirokastrite që skuadra të ndryshojë, donatorët të vënë dorë dhe Luftëtari të ngjitet dhe të lërë fundin. Skuadra ka një grup të mirë dhe me përforcime unë them se ka mundësi për më shumë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here