Nga Ago Basha
Transparenca ndaj votuesit eshte nje detyrim kushtetues qe cdo i zgjedhur nga populli e ka detyre t’a zbatoje. Ne nje vend kur transparenca mungon atehere rreziku eshte teper serioz per demokracine. Mohimi qe u behet qytetareve per te drejten themelore kushtetues te informimit, eshte vene ne rrezik ne mbledhjen e fundit te Keshillit Bashkiak te Bashkise Gjirokaster. Njerez qe nuk e kane fare idene e informimit mundohen t’i vene sterkembsha ndene kembe, mjeteve te informimit qe nuk kontrollohen nga ata. Keta njerez te etur nga pushteti harrojne se kane detyrim kushtetues ndaj qytetareve te tyre qe i kane votuar (te mos i hyjme debatit sesi jane votuar). Frika nga transparenca mediatike, ben qe petet e lakrorit te zbulohen njera pas tjetres duke i shfaqur ashtu sic jane ne te vertete, nje turme amorfe qe eshte ngjitur pas karriges se pushtetit dhe mbahet aty me force. Edhe pse nuk e kuptojne (se s’kane kapacitetin e duhur) rolin e AMA-s, mundohen te kapen prej nje institucioni shteteror pa e ditur rolin qe ky organ ka ne te drejten e informimit. Te largohesh nga mbledhja e Keshillit, vetem pse aty ishte nje organ mediatik (qe nuk e kontrollon dot) nuk eshte me qesharake. Mjafton ngritja e cmimit te ujit te pijshem per te disaten here radhazi per te treguar qarte para banoreve te Bashkise sesa qesharake po behet kjo administrate bashkiake. Ti mohosh qytetarit qe te ka dhene voten te drejten e informimit eshte kriminale. Nuk e teperoj aspak me kete term, por nese kete gje do ta ndeshnim ne bashkite e ndonje qyteze ne vendet e Bashkimit Europian, ju siguroj se do te perbente nje skandal mjaft te madh qe do te hante mjaft koka. Megjithate ne Gjirokaster kjo qenka bere e modes. Qytetaret kane te drejte te informohen ne cdo moment kur keshilli i tyre merr vendime qe prekin jeten e banoreve dhe aq me keq xhepin e tyre. Qytetaret nuk mund te presin se me cfare humori eshte kryebashkiakja apo kryetari i Keshillit Bashkiak qe te dine se cfare eshte vendosur per te ardhmen e tyre. Nga ana tjeter, nese ne Gjirokaster ka ndonje gazetar qe i ka mbetur qofte edhe nje fije dinjiteti ne lidhje me profesionin, duhet te braktise aktivitetet e Bashkise, derisa kryetarja ta kuptoje se nuk eshte ne “cifligun” e saj, por eshte zgjedhur me vote per te drejtuar kete komunitet deri ne zgjedhjet e rradhes.
Zoti të dhëntë urtesinë!