Transportonin klandestinë, 4 të arrestuar në Gjirokastër, ja cilët janë

0
152

Katër persona janë prangosur pasi fusnin në Shqipëri emigrantë nga vendet e tjera me qëllim kalimin më pas drejt vendeve të BE.

Sipas policisë, është bërë arrestimi në flagrancë i katër personave të mëposhtëm:

Rasim Koxha, 48 vjeç, banues në Durrës, drejtues i automjetit tip Toyota me targa  AA108MI,

Riza Hysa, 57 vjeç, banues në Burrel, drejtues i automjetit tip Audi, me targa AA171GK,

Besim Hysa, 34 vjeç, banues në Tiranë, drejtues I automjetit tip Mercedes-Benz, me targa AA542HB,

Gëzim Zeka, 29 vjeç, banues në Krujë, drejtues i automjetit tip Volkswagen, me targa AA737MM.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi u kapën në flagrancë nga shërbimi i grupit operacional të Policisë së Kufirit Gjirokastër, në rrugën dytësore në afërsi të aksit rrugor Jorgucat-Kakavijë duke transportuar me automjetet e tyre shtatëmbëdhjetë shtetas të huaj nga vendet e treta.

Konkretisht gjashtëmbëdhjetë nga Pakistani dhe një nga Siria.

Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i katër automjeteve dhe katër telefona celular.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprën penale ‘Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit e kryer në bashkëpunim’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here