Transportonin me fugon emigrantë të paligjshëm drejt kufirit me Greqinë, arrestohen 2 të rinj

0
179

Policia ka arrestuar dy të rinj në Korçë pasi transportonin 10 emigrantë të paligjshëm drejt kufirit me Greqinë kundrejt pagesës.

Sipas njoftimit të autoriteteve, mësohet se shtetasit me iniciale T. M., 34 vjeç dhe A. P., 33 vjeç u merrnin kundrejt transportit të paligjshëm 300 deri në 1000 euro/ personi.

Sakaq policia i ka sekuestruar automjetin, dy celularë dhe një shumë monetare.

Shkruaj nje koment