Tre arrestime në rrugët e Qarkut Gjirokastër

0
94

Tre të arrestuar në 24 orët e fundit në Gjirokastër për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Rasti i parë është shënuar në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë në afërsi të ish Repartit Ushtarak në Gërhot ku Kozma Ndreu 57 vjecar nga fshati Humelicë e Gjirokastrës, është prangosur pasi duke drejtuar automjetin tip “Ford Fokcus”, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga. Për pasojë përvecëse është dëmtuar i arrestuari, ka shkaktuar lëndimin e dy pasagjerëve që kishte në bord të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Rasti i dytë u shënua po në këtë aks në afërsi të kthesës për në fshatin Picar ku policia arrestoi Elidon Zilfon 34 vjeç banues i këtij fshati. Prangosja ka ardhur pasi u kap duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

Ndërsa rasti i fundit është shënuar në qytetin e Memaliajt kur një minoren me inicialet E.K. 16 vjec, u arrestua nga shërbimet policore teksa drejtonte automjetin Renault pa leje drejtimi.

Për të tre personat e mësipërm, materialet i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës mbi të cilët rëndojnë veprat penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor dhe drejtimit të automjeteve në mënyrë të parregullt.

Shkruaj nje koment