“Tre hapa për të shpëtuar shëndetësinë”, Basha: Paga për mjekët do bëhet 1200 euro

0
161


Kryetari i PD, Lulzim Basha thotë se shëndetësia shqiptare është në krizë, madje në përmasat e një krize të sigurisë.
Në aktivitetin për “sfidat dhe zgjidhjen në shëndetësi”, Basha tha se kur opozita të vijë në pushtet do të ndërmarrë disa hapa, për të rimëkëmbur shëndetësinë.
Financimi, autonomia dhe profesionalizmi janë tre hapat që sipas Bashës shqiptarët të marrin shërbimin e duhur.
Lulzim Basha : E dëgjuat marrëzinë e djeshme që do kthejnë mjekët nga diaspora. Ne ditë për ditë na ikin mjekë, a ka kufi marrëzia, që ndërkohë që po të ikin mjekët, ti del dhe harxhon mijëra lekë me regji qendrore për t’ju shitur pallavrat e radhës. Po ti mbaji njëherë këta që ke këtu, sepse shpopullimi i personelit mjekësor po e çon krizën në shëndetësi në përmasa e një krizë të sigurisë kombëtare.
Basha prezantoi ofertën e PD për të nxjerrë shëndetësinë nga kriza. Ai tha se kur të vijë në qeveri pagat për mjekët do bëhen 1200 euro dhe për infermierët 700 euro.
Lulzim Basha: Së pari, do ta nisim me rritjen e financimit dhe mirë menaxhimin e fondeve. Mirëmenaxhimi i fondeve do të nisë me anulimin e koncesioneve. Akti i anulimit të tyre do të jetë një ndër aktet e para të qeverisë tonë. Çlirimi i mbi 35 mln euro në vit që përfundojnë në duart e 3-4 duar dhe ndahen me pushtetarët e korruptuar, do të jetë një mundësi e mirë për të nisur ekzekutimin e politikave tona. Duhet të kemi një rikonceptim total të institucioneve shëndetësore
Koncepti i spitalit ndërmarrje. Kujdesi shëndetësor parësor i organizuar si shtëpi shëndeti përmes mjekut të familjes profesion i lirë.
Këto ndërhyrje sipas nesh janë esenciale për të rritur cilësinë e shërbimit shëndetësor dhe për të eliminuar korrupsionin.
Spitali autonom do të bëjë që mos mungojnë barnat, analizat apo ekzaminimet.
Nëse hedhim këto hapa financimi, autonomia dhe profesionalizmi do të mundësojmë që shqiptarët mos blenë ilaçe nga xhepi, të mos paguajnë bakshishe nën dorë.
Do mundësojmë ambiente të qetë pune për personelin mjekësor. Pagat të rriten 1200 euro për mjekët dhe 700 euro për infermieret, si masë për ti vënë fre kontrollit të personelit shëndetësor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here