Tre në pranga në Lushnje-Mallakastër për dhunë në famije dhe përndjekje

0
181

Ndalohet nga Policia e Mallakastrës një shtetas për veprën penale “Përndjekje” dhe arrestohet në flagrancë një tjetër për veprën penale “Dhunë në familje”. Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan në flagrancë shtetasin A.M., 33 vjeç, banues në Ballsh. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait tij, shtetasit Y.M, 66 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”. Gjithashtu, nga specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, u bë ndalimi i shtetasit R.C., 40 vjeç, banues në Mallakastër. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi prej një periudhe rreth 6 mujore ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme shtetasen O. B. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Përndjekje”.

Ndërkohë në Lushnjë u ndalua një shtetas sepse dhunoi fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten. Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë, arrestuan në flagrancë shtetasin S.GJ., 29 vjeç, banues në Lushnje. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases N. Gj. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here