Tre prova filmike dhe 10 fotografi, shkarkuan Kullën nga drejtor spitali

0
1901

Pjesmarrja aktive në fushatën e LSI, ka qenë arsyeja e shkarkimit nga posti i drejtorit të Spitalit Rajonal “Omer Nishani” të Krenar Kullës.

Në orët e mesditës së sotme, ministri i ri i Shëndetësisë Arben Beqiri, ka firmosur shkarkimin Kullës pasi është bindur me prova të shumta për pjesmarrjen e tij në fushatën elektorale gjatë orarit zyrtar të punës.

Në tryezën e ministrit të ri të Shëndetësisë, janë cuar prova filmike dhe fotografike të prezencës së Kullës në zyrën elektorale të LSI në Gjirokastër gjatë orarit të punës, si dhe pjesmarrje aktive në tubimet elektorale të Vangjel Tavos.

Këne qenë tre prova filmike dhe 10 fotografike ato që kanë shkarkuar Kullën nga posti që e mbante prej 1 viti.

Një javë më parë ministri Beqiri, ka qenë në Gjirokastër dhe Tepelenë ku ka inspektuar punën e drejtuesve të shëndetësisë nga ku dhe i ka paralajmëruar për shkarkim pas provave që dispononte për pjesmarrje të tyre në fushatë zgjedhore në favor të LSI.

Pas shkarkimit të Kullës, ministri i ri i shëndetësisë, ka emëruar drejtor të Spitalit Rajonal, mjekun kardiolog Përparim Muco.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here